Sugjerojmë:

Sallatat pranverore. 3 recetat e humorit të mirë

Pranvera vjen plot energji dhe duhet përballuar në mënyrën e duhur: me ushqime të lehta, krudo, plot nutrientë, për të shfaqur më të mirën e vetes…

Fatmirësisht kjo stinë na dhuron edhe plot perime e fruta të ëmbla qe ndihmojnë organizmin të jetë në harmoni me pranverën, na japin forcë e energji për të përballuar ditët pa e rënduar tepër trupin.

Duke shfrytëzuar ushqimet krudo, mund t’i përgatisim perimet në mënyra të thjeshta, pa i gatuar shumë, duke i kombinuar në sallata të ndryshme dhe duke i kompletuar me përërës si limoni, vaji, kosi. Le të shohim recetat e tre sallatave që na ndihmojnë për ta përballuar këtë stinë me humor të mirë dhe entuziazëm.

  1. Sallata rozë

Përbërësit:

30 gr mashurka jeshile të ziera,  një copë salmon i tymosur, një dorë lakërishte, 1 grejpfrut, lëngu i gjysmë limoni, një dorë kajsi të thata, një dorë boronica të thata

Përgatitja:

Lani dhe zieni fasulet mundësisht në avull që të mbeten të shijshme dhe të mos shpërbëhen. Qëroni grejpfrut-in dhe ndajeni në thela duke u hequr cipën e bardhë. Shtrydhni limonin. Më pas, vazhdoni sallatën duke shtuar  salmonin me limonin, vajin e ullirit e.v dhe kripë. Kjo sallatë është e freskët dhe e lehtë, e shkëlqyer si një vakt i plotë, por gjithashtu një ide e mirë për t’u shërbyer edhe në darkë, në netët e para në verandë…

 

2. Sallatë me boronica dhe djathë brie

Përbërësit:

Radiko, 3 kungulleshka, një dorë boronica të freskëta, arra Makadamia, djathë brie, lëng limoni, piper i bardhë.

Përgatitja:

Prisni në feta të holla kungulleshkat dhe lërini të marinohen për gjysmë ore me një emulsion të krijuar me vaj ulliri, lëng limoni dhe piper të bardhë. Lani sallatën radikio, përziejeni me vaj dhe kripë e më pas shtoni boronicat dhe kungulleshkat. Prisni djathin në feta dhe kështu sallata juaj është gati.

 

3. Sallatë me pulë krokante

Përbërësit:

1 qepë lejla, një gjoks pule, sallatë valeriana (ose spinaq bebe në mungesë të saj), fara miks (lulëkuqe, chia, susam, etj), lëkurë limoni, piper i zi, pak bukë e thekur e grirë(peksimadhe), pak miell misri, 1 mollë, 3 kërpudha shampinjon.

Përgatitja:

Prisni gjoksin e pulës në shirita dhe më pas lyejini me vaj ulliri e piper të zi. Më pas kalojini në një përzierje të përgatitur me peksimadhe, fare, lëkura limoni e miell misri. Prisni imët kërpudhat, prisni mollën në thela prisni qepën në feta të holla.

Nxehni një tigan që nuk ngjit dhe skuqni copat e pulës për disa minuta. Më pas bashkojini me gjithë përbërësit e sallatës dhe shtojuni vaj e limon sipas dëshirës. Kjo sallatë është perfekte edhe nëse serviret e ftohtë ose në temperaturën e ambientit.

Lini një koment