Sugjerojmë:

Sallatë e lehtë dhe plot shije Niçoise

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
320
2 flixhan sallatë jeshile
6 bishtaja
3 vezë të ziera
1 gotë patate të vogla të ziera
1 filxhan ullinj
1 filxhan domate qershi
2 lugë borzilok të prerë imët
2 kastravecë të vegjël
1 filxhan ton
Për salcën:
5 lugë lëng limoni
6 lugë vaj ulliri
2 lugë qepë jeshile të grira
1 lugë mustardë
1 lugë mjaltë

1.Vini një tenxhere të vogël me ujë të ziejë dhe shtoni bishtajat të zihen për rreth 3 minuta sa të zbuten.

2.Kullojini dhe lërini të ftohen plotësisht.

3.Në një tas të vogël përzieni së bashku të gjithë përbërësit për salcën e limonit.

4.Në një pjatë të madhe rregulloni zarzavatet të përziera.

5.Sipër hidhni patate, ullinj, domate, kastravec, vezë, bishtaja dhe ton.

6.Sipër hidhni salcën dhe borzilokun e freskët.

7.Ju bëftë!

Komento