Sugjerojmë:

Sallatë me avokado, qiqra e djathë

Sallatë me avokado, qiqra e djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Sallata me qiqra, avokado dhe djathë është një pjatë e freskët dhe e ushqyeshme, që u shkon drekave ose darkave verore. Jemi të sigurtë që pasi ta provoni herën e parë, do ta bëni edhe shumë herë të tjera!

Ingredientët

  • 500 gr qiqra të ziera
  • 1 avokado
  • 200 gr djathë
  • 1 kastravec
  • 1 lime ose limon
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Vendosni në një plan pune gjithë përbërësit që ju duhen për sallatën. Si fillim merrni qiqrat dhe hidhini në një enë. Lani, pastroni dhe grini në feta të holla kastravecin, pastaj shtojuani qiqrave.

2

Prisni djathin në kubikë dhe pastaj shtojuani qiqrave dhe atë. Merrni avokadon, priteni përgjysmë, qërojeni priteni në feta dhe shtojeni bashkë me përbërësit e tjerë të sallatës.

3

Në fund shtojini sallatës pak vaj ulliri, pak kripë, pak piper dhe në fund një lime ose limon të shtrydhur. Përziejini mirë dhe sallata është gati.

Lini një koment