Sugjerojmë:

Sallatë me brokoli dhe krem avokado

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
3 persona
Kalori:
231
1 brokoli
1 avokado
1 tufë majdanoz
2 lugë gjelle mustarde
1 tufë borzilok
Vaj ulliri
Lëngu i një limoni
Kripë
Ujë

1.Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni brokolin për të zierë, pasi e keni ndarë lule-lule. 2.Pas 10 minutash e hiqni nga zjarri dhe e kaloni në një enë. 3.Ndërkohë në një blender shtoni avokadon e qëruar, majdanozin dhe borzilokun e larë mirë. 4.Shtoni vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe mustardë. E trazoni […]

1.Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni brokolin për të zierë, pasi e keni ndarë lule-lule.

2.Pas 10 minutash e hiqni nga zjarri dhe e kaloni në një enë.

3.Ndërkohë në një blender shtoni avokadon e qëruar, majdanozin dhe borzilokun e larë mirë.

4.Shtoni vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe mustardë. E trazoni për disa sekonda dhe salca është gati.

5.Ia shtoni sipër brokolit dhe sallata është gati për t’u shijuar!

Komento