Sugjerojmë:

Sallatë me finok dhe patate, super e thjeshtë në përgatitje

Ingredientët

  • 2 finokë
  • 4 patate të mëdha
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë kafeje shafran Indie
  • 1 lugë kafeje piper i kuq
  • Kripë

Udhëzimet

1

Para si gjithash, hiquni lëkurën patateve dhe ziejini në ujë të kripur për 15 minuta.

2

Më pas pritini në feta patatet dhe finokët në copa. Vendosini në një tas dhe hidhuni kripë, vaj ulliri, piper të kuq dhe shafran Indie.

3

Përziejini mirë dhe lërini për 10 minuta të marrin shije.

4

Merrni tepsinë, shtroni letër furre në të dhe vendosni finokët e patatet.

5

Piqini për 20 minuta në 180 gradë dhe lërini të theken edhe për 5 minuta të tjera.

Leave a Reply