Sugjerojmë:

Sallatë me lakër të kuqe

Sallatë me lakër të kuqe

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 300 gram lakër të kuqe
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper i zi

Udhëzimet

1

Pasi e kemi larë mirë dhe prerë lakrën, e vendosim në një tas të madh.

2

Në një enë qelqi trazojmë bashkë vajin, uthullën, kripën dhe piperin.

3

Salcën e krijuar ia shtojmë sipër lakrës dhe e përziejmë mirë.

4

Në fund i hedhim mjaltin. Sallata është gati!

Lini një koment