Sugjerojmë:

Sallatë me mollë dhe spinaq

Sallatë me mollë dhe spinaq

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 100 gram spinaq të zierë (pa kripë)
  • 1 mollë jeshile
  • 50 gram arra
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri
  • Uthull balsamike

Udhëzimet

1

Përgatitja e kësaj sallate është e thjeshtë. Në një enë shtoni spinaqin, mollën e prera feta-feta, kripën, piperin dhe vajin.

2

I përzieni mirë. Në fund shtoni arrat dhe uthullën balsamike.

3

Sallata është gati për t’u shijuar! (Nëse dëshironi ju mund t'i shtoni sallatës edhe pak mish pule apo pançetë të tymosur).

Lini një koment