Sugjerojmë:

Sallatë me portokall, arra e rukola

Sallatë me portokall, arra e rukola

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

S'ka gjë më të mirë sesa sallatat shumëngjyrëshe në dimër! Neps ju sugjeron sot recetën e radhës, plot vlera ushqyese për trupin e mendjen tuaj.

Ingredientët

  • 100 gram sallatë jeshile
  • 100 gram sallatë rukola
  • 1 filxhan kafe me arra
  • 1 karotë
  • 1 filxhan kafe me ullinj
  • 1 dardhë
  • 1 portokall
  • Për salcën: 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 filxhan kafe me lëng të shtrydhur portokalli
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Lani mirë sallatën jeshile, rukolën dhe e ndani në copa të vogla me dorë.

2

Karotën e prisni në fije të holla ndërsa dardhën në kubik të vegjël me gjithë lëkurë.

3

Portokallin e qëroni dhe e ndani në copa të vogla.

4

I bashkoni të gjithë përbërësit në një tas dhe ndërkohë përgatisim salcën e marinimit.

5

Për salcën mjafton të rrihni gjithë përbërësit në një enë dhe në fund ia shtoni sallatës. I përzieni mirë dhe e keni gati për ta ngrënë!

Lini një koment