Sugjerojmë:

Sallatë miks me karrota, panxhar, selino dhe portokall

3 lugë gjelle lëng i freskët portokalli
3 lugë gjelle lëng të freskët limoni
1 lugë mjaltë
Kripë dhe piper
3 lugë gjelle vaj ulliri
Për sallatën:
4 karrota të prera në feta të holla
4 rrepka të prera shumë hollë
2 degë selino, të prera hollë
1 panxhar i vogël
1 filxhan lakër
2 portokaj të vegjël, të prerë në gjysmë hëna
1/2 filxhan gjethe nenexhiku

1.Në tas përzjeni sëbashku lëngun e portokallit, lëngun e limonit, mjaltin dhe 1/2 lugë kripë dhe piper për të shpërndarë mjaltin, më pas hidhni vajin.

2.Rregulloni perimet, portokallin dhe nenexhikun në pjata të mëdha dhe shtoni salcën e përgatitur.

3.Përzijeni mirë dhe shërbejeni.

Lini një koment