Sugjerojmë:

Sallatë tricolor me patate

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
12
Kalori:
180
3 patate të vogla (1 të bardhë,1 të kuqe dhe 1 vjollcë)
8 gota ujë
Salca:
½ filxhan vaj ulliri ekstra-virgjër
¼ filxhan uthull vere të kuqe
1 lugë mustardë
6 thelpinj hudhër
1 ½ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper i zi i bluar
10 qepë të njoma, të prera hollë
½ filxhan gjethe majdanozi të freskët
1 lugë gjelle gjethe të freskëta trumze të copëtuara
4 gota rukola

Në një tenxhere vendosni patatet dhe ujin të ziejnë.

Mbulojini dhe lërini deri në vlim 9 -11 minuta ose derisa patatet të zbuten kur shpohen me thikë. Kullojini patatet dhe lërini të ftohen rreth 10 minuta.

Ndërkohë, në një enë të madhe, rrihni vajin, uthullën, mustardën, hudhrën, kripën dhe piperin derisa të kombinohen. Shtoni sipër qepë, majdanoz dhe trumzë.

Pritini patatet në copa të vogla dhe shtoni pak uthull në tas.

Përhapni rukolën në pjatë të madhe dhe hidhni përzierjen e patateve mbi rukolan.

Shërbejeni të ngrohtë.

Komento