Sugjerojmë:

Salmon me asparag i gatuar në letër alumini

Salmon me asparag i gatuar në letër alumini

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 4 fileto salmoni
  • 6-8 degë asparag
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 thelpi hudhra të grimcuara
  • Kripë, piper të zi
  • 1 limon i prerë në feta
  • Erëza të freskëta si: trumzë, rozmarinë ose majdanoz

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Merrni 4 letra alumini në madhësi mesatare.

3

Në një tas të vogël bashkoni vajin me hudhrat. Shtoni pak kripë dhe piper.

4

Marinoni me to filetot e salmonit.

5

I vendosni tek letra e aluminit, bashkë me to edhe asparagët.

6

Tek secila prej tyre vendosni 1 fetë limoni dhe pak nga erëzat e freskëta.

7

I mbuloni me letrën e aluminit.

8

I vendosni në një tavë njëra pas tjetrës dhe i fusni në furrë të gatuhen për 25-30 minuta.

9

I hiqni nga letra e aluminit dhe i shërbeni të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment