Sugjerojmë:

Salmon me mjaltë dhe salcë lime, një recetë fantastike amerikane

2 fileto salmoni
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng lime
Lëkura e grirë e limes
1 lugë gjelle mjaltë
Kripë, piper për shije

1.Në një tigan me vaj ulliri vendosni për të skuqur me kujdes salmonin.

2.I shtoni kripë dhe piper.

3.E lini salmonin të skuqet me përafërsi 4 minuta nga secila anë.

4.Ndërkohë në një tas të vogël bashkoni 2 lugë gjelle vaj ulliri, mjaltin, lëngun dhe lëkurën e limes, pak kripë dhe piper.

5.Ia shtoni salcën salmonit dhe e përzieni salmonin në të për 1 minutë. Shërbejni menjëherë!

Lini një koment