Sugjerojmë:

Sanduiç me lulelakër dhe djathë cedar që shija t’ju mahnisë

1 kokë lulelakër
1/2 filxhan djath parmixhano
1 vezë
Erëza
4 feta djathë cheddar

1.Ngroheni furrën në 230 gradë C.

2.Vendosni një fletë pjekjeje me letër kuzhine.

3.Vendosni kokën e lulelakrës në një blender deri sa të ndahet në thërrime sa madhësia e kokrrave të orizit.

4.Vendoseni lulelakrën në një tas të madh me mikrovalë.

5.Lereni të zbutet rreth 2 minuta duke e përzier.

6.Hiqeni nga zjarri dhe lereni të pushojë 3 minuta pastaj futeni prap të ziejë rreth 5 minuta.

7.Shtoni djathin parmixhano, vezët dhe erëzat në lulelakër dhe perzijini deri sa të formohet një pastë.

8.Ndani përzierjen në 8 pjesë të barabarta dhe futeni në furrë mbi letrën e kuzhinës.

9.Piqini në furrën e nxehur derisa fetat të marrin ngjyrë kafe të artë për 15 deri në 18 minuta.

10.Lereni të ftohtë për disa minuta dhe hiqini nga fleta e pjekjes me kujdes me një shpatull të mirë.

11.Sipër lulelakrës vendosni nga 1 fetë djathë cheddar mbi fetat e lulelakrës.

12.Vendosni sanduiçet në furrë dhe lereni derisa djathi është i shkrirë plotësisht 5 deri në 10 minuta.

Lini një koment