Sugjerojmë:

Sanduiç me mish pule, rrush dhe bajame që mëngjesi të jetë plot shije

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
1 person
Kalori:
522
150 gram mish pule i gatuar (e ndani në pjesë të vogla)
½ qepë të kuqe
½ mollë
5-6 kokra rrushi të ndara përgjysmë dhe pa bërthamë
Një dorë bajame
½ filxhan me kos grek
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë kafe hudhër pluhur
Kripë, piper
8 feta bukë (mundësisht thekre)
4 gjethe lakër

1.Në një tas të madh bashkoni mishin e pulës, qepën e kuqe te grirë imët, mollën e prerë kubik (pa lëkurë), rrushin, bajamet, kosin grek, lëngun e limonit, hudhrën, pak kripë e piper.

2.Merrni fetat e bukës, i lyeni me mbushjen që përgatitët dhe i vendosni sipër fletën e lakrës.

3.Ndërtojeni sanduiçin tuaj me sa kate të dëshironi. Ju bëftë mirë!

Komento