Sugjerojmë:

Sarma me gjethe spinaqi është receta që familja juaj duhet të provojë sot

0.5 kg mish të bluar
30 gjethe spinaq
3 kokë qepë
1 gotë oriz
250 gr gjalpë
2 lugë piper i kuq
2 gota ujë
1 gotë ajkë
Kripë
Piper

1.Në një tigan vendosim qepët e coptuara, mishin e bluar, orizin, kripën dhe piperin e zi, i skuqim për 5 minuta dhe shtojmë piperin e kuq.

2.Vazhdojmë i skuqim edhe për 2 minuta të tjera.

3.Marrim gjethet e spinaqit dhe i vlojmë në ujë.

4.Masën që kemi në tigan e mbështjellim me gjethet e spinaqit.

5.Sarmat e mbështjellura i rendisim në tenxhere, dhe shtojmë 2 gota ujë në të.

6.Hedhim pak yndyrë në një tigan bashkë me 1 lugë piper të kuq dhe pasi të jetë skuqur pak e shtojmë në tenxhere.

7.Sarmat i ziejmë në temperaturë mesatare për 1 orë.

8.Pasi të jenë zier sarmat i heqim nga tenxherja, i rendisim në tavë, shtojmë 1 gotë ajkë sipër tyre dhe i pjekim në furrë për 15 minuta.

9.Pas kësaj sarmat janë gati të serviren.

Lini një koment