Sugjerojmë:

Shijoni një mëngjes fantastik sot me vezë poshe dhe avokado

4 vezë të mëdha
1 lugë gjelle uthull molle
1 avokado e qëruar
½ lëng limoni
2 filxhan kinoa të zierë
1 filxhan me domate qershizë
Kripë, piper
1/3 filxhan me djathë parmixhano të grirë imët
4 feta të holla proshute

1.Merrni një tigan pak të thellë dhe i shtoni dy gota me ujë. E lini ujin të ziejë mirë, shtoni uthullën e mollës dhe e përzieni mirë.

2.Thyeni vezën sipër ujit dhe e lini të përgatitet për 3-5 minuta. Kështu veproni për të katërta vezët.

3.Ndërkohë në një tas shtypni avokadon me një pirun, shtrydhni lëngun e limonit, shtoni kripë e piper.

4.Ndani kuinoan në 4 tasa të vegjël.

5.Shtoni tek secila domate qershizë, avokadon e shtypur, vezën poshe, pak djathë të grirë dhe fetat e proshutes.

Lini një koment