Sugjerojmë:

Shkopinj me mozzarella dhe miell misri të zhytur në salcë

Shkopinj me mozzarella dhe miell misri

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Shkopinjtë e djathit mozzarella janë një vakt i shijshëm, perfekt për t’u servirur si një aperitiv i lehtë. Ky version i përgatitur me miell misri, u jep shkopinjve një ngjyrë kafe të thellë dhe një teksturë krokante brenda së cilës fshihet djathi i shkrirë me një shije ymmmy...

Ingredientët

  • Gjysmë gote miell i bardhë
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 2 vezë
  • 1 gotë e gjysmë peksimadhe (bukë e thekur e grirë)
  • Gjysmë gote miell misri
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji qepë pluhur
  • 1 lugë çaji rigon i thatë
  • ½ luge çaji piper i kuq
  • ½ luge çaji kripë
  • 450 gr djathë mozzarella i prerë në shirita individualë
  • Gjysmë gote salce marina ( për servirje)
  • Vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Në një hidhni miellin.

2

Në një tas tjetër përzieni mirë vezët dhe qumështin dersia të arrini një shkumë.

3

Kurse në një tjetër tas bashkoni peksimadhet, miellin e misrit, hudhrën pluhur, qepën pluhur, rigonin(ose erëza të tjera sipas dëshirës si trumzë p.sh) dhe kripën.

4

Merrni shiritat e mozzarellës dhe si fillim kalojini në miell. Më pas kalojini tek përzierja me vezë dhe qumësht. Në fund kalojini tek përzierja me miell misri e erëza derisa të mbulohen mirë.

5

Vendosini në një letër furre pranë njëri-tjetrit shiritat. Pasi t’i keni kaluar të gjithë tek përbërja me miell dhe vezë vendosini në ngrirje të ftohen. Ndërkohë vendosni vajin të nxehet.

6

Skuqini mirë shkopinjtë dhe vendosini në një letër thithëse ose skarë teli të ftohen dhe të kullojnë vajin e tepërt. Shërbejini ndërsa janë ende të ngrohta duke i zhytur në salcën marina.

Lini një koment