Sugjerojmë:

Si të bëjmë në shtëpi Berliner-at e famshëm të mbushur me çokollatë

Ingredientët

  • 1 vezë
  • 1 gotë ujë
  • 1 gotë qumësht
  • 6 lugë gjelle vaj
  • 50 gr maja buke
  • 4 lugë sheqer
  • 5/6 gota miell

Udhëzimet

1

Në një enë hidhni qumështin, vajin, sheqerin, majanë dhe vezën i perzjeni mirë.

2

Shtoni miellin deri sa të formohet një brumë i butë dhe i lëmuar.

3

Lëreni të fryhet përafërsisht 1 orë pastaj filloni ta hapni brumin duke e prerë në forma të rrumbullakëta.

4

Pasi e keni ndarë në copa të vogla lëreni brumin të fryhet edhe 15min.

5

Pastaj i berliner-at mund t’i mbushni me çokollatë ose reçel sipas deshirës.

6

Pasi i keni mbushur hidhini në vaj të nxehtë dhe piqini.

7

Pasi piqen para se ti shërbeni hidhuni sipër sheqer pudër.

Lini një koment