Sugjerojmë:

Si të bëjmë reçel luleshtrydhesh në shtëpi

Ingredientët

  • 1.4 kg luleshtrydhe të pastruara
  • 500 gr sheqer
  • 1 kokër limoni (opsionale)

Udhëzimet

1

I lajmë luleshtrydhet pasi i kemi pastruar bishtin.

2

Më pas i ndajmë ato në copa dhe shtojmë sheqerin mbi luleshtrydhe duke i trazuar që sheqeri të shpërndahet në të gjithë masën e tyre.

3

E vendosim tasin gjithë natën në frigorifer. Të nesërmen do të gjeni luleshtrydhe që notojnë në lëngun e tyre.

4

Ky proçes do ndihmojë që fruti të ruajë ngjyrën aq të bukur që ka dhe të ziejë më lëngun e vet.

5

Vendosim tenxheren në zjarr të avashtë dhe herë pas here i heqim shkumën që krijohet.

6

Proçesi i zierjes zgjat më shumë se 1 orë, pasi duke patur pak sheqer kërkon më shumë kohë që reçeli të lidhet gjatë zierjes.

7

Nëse doni të shtoni lëng limoni e bëni atë 10 minuta para përfundimit të zierjes.

Lini një koment