Sugjerojmë:

Si të bëni një locion të freskët trupi në kuzhinën tuaj

Përdorimi i një locioni trupi të sigurt dhe të shëndetshëm nuk ka rëndësi vetëm për lëkurën, por për shëndetin në përgjithësi sepse lëkura përthith çdo gjë për ta transportuar në qarkullimin e gjakut e më tej në mëlçi, veshka dhe organe të tjera vitale. Prandaj është e rëndësishme përmbajtja e tij e sigurt.

Nëse keni dyshime për përmbajtjen e locioneve të ndryshme në treg, përgatisni tuajin, sipas nevojave dhe preferencave personale.

Do t’ju mjaftojnë vetëm 4 përbërës për të mbajtur lëkurën të bukur, të ushqyer, e të hidratuar. Si fillim, duhet të zgjidhni një vaj të dobishëm për lëkurën tuaj. Për shembull, vaji i bajameve është shumë i mirë për hidratimin dhe pastrimin e lëkurës.

Vaji i avokados është gjithashtu një lloj vaji që siguron ushqyerje të lëkurës dhe është i pasur me acide yndyrore omega 3 të cilat e ndihmojnë lëkurën të ketë një pamje të re.

Vaji i jojobës është i pasur me vitamina e minerale, duke siguruar ushqyerjen e plotë të lëkurës. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë E e cila mbron lëkurën nga radikalet e lira. Mund të përdorni gjithashtu vaj ulliri, vaj kokosi, etj.

Duke qenë se këtë vajra janë natyralë, përshtaten shumë mirë me kiminë e trupit tuaj. Ata përthithen lehtësisht nga lëkura që do të thotë se nuk do të keni atë ndjesinë vajore që locionet komerciale lënë në lëkurë. Locioni i bërë në shtëpi është për përdorim të rregullt dhe i sigurt:

Përbërësit:

  • ½ gote nga vajrat për të cilat folëm më sipër
  • ¼ gote ujë të ngrohtë
  • 3 lugë gjelle dyllë blete
  • 5-10 pika nga vaji juaj esencial i preferuar (jasemin, limon, vanilje, livandë, etj)

 

Materialet:

  1. Rende
  2. Një tas i madh qelqi
  3. Një tenxhere
  4. Lugë druri
  5. Procesor ushqimesh

 

Procedura:

  • Mbushni tenxheren përgjysmë me ujë dhe vendoseni të ziejë.
  • Ndërsa prisni ujin të ziejë, grini dyllin e bletës në rende.
  • Bashkojeni dyllin e bletës me vajin që do të përdorni për locionin në tasin prej qelqi.
  • Kur uji në tenxhere të marrë valë, vendosni në të tasin e qelqit për të krijuar efektin banjëmari.
  • Përdorni një lugë druri për të përzier përbërësit në tas. Nxehtësia duhet të jetë mesatare.
  • Kur përbërësit në tas të kenë shkrirë komplet, hiqini nga nxehtësia.
  • Në procesorin e ushqimeve shtoni ujin e ngrohtë. Ndizeni atë dhe shtoni ngadalë përbërjen e shkrirë të dyllit të bletës dhe vajit.
  • Shtoni gjithashtu pikat e vajit esencial të preferuar.
  • Transferojeni locionin në një kavanoz të pastër dhe përdoreni./neps.al

 

Lini një koment