Sugjerojmë:

Si të bëni një maskë me kungull që fytyra juaj të shkëlqejë natyralisht 24 orë

Kungulli është plot me enzima dhe rrjedhimisht zbut dhe e bën të shkëlqejë lëkurën tuaj.

Kungulli është gjithashtu i shkëlqyeshëm për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën tuaj të duket shumë më e re nga sa është në të vërtetë.

Ne ju sugjerojmë një maskë e cila bëhet kollaj në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji me pure kungulli
  • ½ filxhan çaji me tërshërë
  • ½ lugë çaji me kanellë
  • 2 lugë gjelle me mjaltë të lëngshëm

Udhëzime: 

  • Në një blender shtoni tërshërën dhe e trazoni derisa të bëhet pluhur.
  • Tani bashkoni tërshërën pluhur dhe purenë e kungullit. Trazojeni mirë.
  • Tani shtoni kanellën dhe mjaltin.
  • E përzieni sërish dhe shtoni disa pika ujë që të hollohet.
  • Aplikojeni maskën në fytyrë me ndihmën e një furçeje.
  • E lini deri në 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
  • Aplikoni kremin tuaj hidratues.

Kjo maskë këshillohet të përdoret deri në dy javë. Nëse ju ngelet pak nga maska e përgatitur, mbylleni mirë kavanozin dhe ruajeni në frigorifer deri në 24 orë./neps.al 

Lini një koment