Sugjerojmë:

Si të bëni vetë petë sfoliate

175 g miell
100 g ujë
5 g kripë
Për bazën e gjalpit:
250 g gjalpë i freskët i ndarë në copa të vogla
150 g miell

Përgatitja

Për të përgatitur petët sfoliatë si fillim përgatisni brumin.

Në një gotë të vogël tresni kripën në sasinë e ujit të nevojitur. Miellin hidheni në një tas dhe shtoni ujin me kripën.

Duhet ta punoni derisa brumi të lidhet dhe përbërësit të kenë formuar një masë homogjene, e cila do të jetë jo shumë elastike.

Brumi nuk duhet që t’ju ngjitet në duar, prandaj nëse e shikoni që ka nevojë për miell mund t’i shtoni dhe pak kur ta punoni.

Mbulojeni këtë brum dhe lëreni në temperaturën e ambjentit.

Përgatitja e bazës së gjalpit

Në një tas tjetër hidhni pjesën tjetër të miellit për të përgatitur bazën me gjalpë.

Gjalpin duhet ta ndani në kubikë sa më të vegjël, pasi në këtë mënyrë do të punohet më mirë.

Me duar filloni të punoni miellin dhe gjalpin derisa të marrin formën e thërrimeve.

Kjo metodë lejon që baza e gjalpit të jetë e njëtrajtshme, duke i dhënë petës dëndësinë e duhur.

Më pas fillojeni dhe punojeni me ndihmën e një teli kuzhine apo spatule kuzhine, ky brum nuk punohet me duar pasi gjalpi do të shkrijë nga temperatura e duarve.

Nuk ka nevojë të punohet gjatë mjafton që sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar dhe pa kokrriza.

Hapja e petës

Vendoseni në tavolinën ku do ta punoni, dhe me miell dhe një petës jepini formën e një pete të vogël katrore.

Mund ta hapni dhe me duar nëse e keni më të lehtë më pas lëreni për pesë minuta në temeraturë ambjenti.

Nëse e shikoni që kjo bazë ju është bërë pak më e butë vendoseni në frigorifer për rreth 10 minuta.

Merrni brumin e përgatitur me miell dhe ujë, fillojeni punojeni derisa ta hapni në një petë katrore rreth 28 cm.

Brenda tij vendosni diagonalisht bazën e gjalpit dhe mbulojeni si zarf me cepat e petës. Mundohuni që peta të ketë mbuluar plotësisht bazën e gjalpit.

Me shkopin e petave hapeni gjithmonë në gjatësi, jo në gjerësi, duke e spërkatur shumë pak me miell. Peta do të fillojë të marri formën e një drejtëkëndëshi, gjë që ju lehtëson me hapat e tjerë.

Paloseni petën për së gjati në tre shtresa dhe fillojeni dhe hapeni përsëri me shkop sa ajo të shtypet pak, më pas duhet ta lini përreth 30 minuta në frigorifer të mbuluar.

Nxirreni nga frigoriferi dhe punojeni përsëri në gjatësinë e petës.

Sapo ajo të jetë sheshuar pak do ta palosni përsëri në katër shtresa si një libër.

Pasi ta keni palosur dhe shtypur pak me shkop vendoseni përsëri në frigorifer.

Përsëriteni këtë hap dhe për dy herë të tjera: njëherë të palosur në tre shtresa, dhe më pas në katër.

Kur t’i keni kaluar të gjitha hapat, peta e sfoliatës duhet të qëndrojnë në frigorifer për 60 minuta që të jetë gati për t’u përdorur në receta.

Lini një koment