Pluhurat e ditës, vapa dhe ndotja e ambientit bëjnë që fytyra të jetë një ndër pjesët më të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm. Këto papastërti dhe baktere mund të përkthehen pastaj në akne, plagë apo në një lëkurë të irrituar.
Neps.al ju sugjeron sot një maskë natyrale në drejtim të zgjidhjes pikërisht të kësaj problematike. Ajo përmban 4 përbërës dhe i gjeni lehtësisht në shtëpi.
Ju nevojitet:
1 qese çaji jeshil
1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
1 lugë gjelle lëng limoni
3 lugë gjelle sheqer
Udhëzime:
Miksoni të gjithë përbërësit në një enë dhe aplikojeni si pastë në lëkurën tuaj. Shmangni zonën e syve, veshëve dhe gojës.
Masazhojeni 1-2 minuta me gishtërinj.
E lini të veprojë për 10-15 minuta.
Më pas e shpëlani me ujë të bollshëm dhe e fshini me një peshqir të pastër./neps.al
Mbajeni atë buzëqeshje të bukur që keni, duke i kushtuar pak më tepër rëndësi regjimit tuaj ushqimor. Dihet që alkooli dhe cigarja përshpejtojnë zverdhjen e dhëmbëve tuaja. Prandaj duhet të investoni që në moshë të re, për të pasur...
Ndotja e ajrit po rritet në shumë vende, smogu depërton në lëkurë, ju keni nevojë për ta mbrojtur atë nga rrezet UV dhe ushqimet e përpunuara nuk e ushqejnë atë fare. Kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme...
Dieta jonë ka ndikim edhe në plakjen e lëkurës. Rrudhat janë shenjat e para të plakjes dhe kur shfaqen, na shqetësojnë shumë. Ne përpiqemi t’i parnadalojmë ato sa më shpejt të mundemi duke përdorur trajtime të ndryshme, por edhe...
Lini një koment