Sugjerojmë:

Si të përgatisësh sallamin e çokollatës më të shijshëm që ke provuar ndonjëherë

150 gr biskota të thata
1/2 filxhan bajame të pjekura
1/2 filxhan arra të copëtuara
125 gr sheqer pluhur
60 gr gjalp pa kripë
60 gr kakao
3 vezë (të verdhat)

1.Për të bërë sallam çokollate, fillimisht copëtoni biskotat, arrat dhe bajamet. Përzieni të verdhat e vezëve me sheqerin pluhur dhe dalëngadalë shtoni gjalpin të prerë në copë të vogla.

2.Përpara se të shtoni kakaon, sigurohuni ta kaloni në një sitë, e më pas hidhni edhe biskotat e thërrmuara së bashku me arrat dhe bajamet.

3.Një ndër përbërësit kryesorë të kësaj recete është pikërisht alkooli, ndaj rumi shtohet në fund të recetës.

4.Pasi i përziejmë bashkë, masën e përgatitur e vendosim në një letër alumini. Mbështilleni brumin e përftuar dhe tentoni t’i jepni formën e sallamit. Mbështilleni fort dhe në fund vendoseni në frigorifer.

5.Pas 24 orëve në frigorifer, është gati për t’u konsumuar, i prerë në feta.

Lini një koment