Sugjerojmë:

Si të përgatisësh sushi shumë thjesht në shtëpi

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • Gjysmë filxhan oriz (për sushi)
  • 1 kastravec
  • 1 avokado
  • 2 lugë gjelle uthull orizi (për sushi)
  • 4 fletë Algash
  • 6 karkaleca
  • Salcë soje
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Shtoni orizin për sushi në një enë me ujë të nxehtë. Shtoni kripë dhe lëreni të ziejë.

2

Prejeni kastravecin dhe avokadon në shirita të hollë. Te orizi i zier shtoni 2 lugë gjelle uthull orizi. Shtoni piper dhe përziejini mirë.

3

Hapni 4 fletë alga dhe hidhni mbi to orizin. Vendosni kastravecin, avokadon dhe karkalecat. Mbështillini në formë roleje. Prejini në feta të trasha.

4

Vendosini në një pjatë për servirje.

5

Shoqërojini me salcë soje.

Lini një koment