Sugjerojmë:

Si të përgatisim sarma me gjethe lakre dhe salcë beshamel

1 lakër të bardhë të plotë
350 gram mish të grirë
3 qepë
Kripë, Piper
1 domate të madhe të butë
1 filxhan oriz
Salcë beshamel

1.Pastroni lakrën dhe ndajeni fletë më fletë. Siç i keni fletët i fusni në ngrirje për 1 orë.

2.Ndërkohë në një tigan skuqni qepën e grirë imët me pak vaj. Shtoni më pas domaten e prerë në copa të vogla dhe e lini derisa të zbuten. Shtoni mishin e grirë, orizin dhe 1 gotë ujë. I përzieni mirë dhe i lini gati 10 minuta.

3.Nxirrni lakrën nga ngrirja, hapni fletët dhe i mbushni me masën që përgatitët.

4.Merrni një tepsi dhe i radhisni me kujdes njëra pas tjetrës.

5.I fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

6.Pasi të jenë gati i shërbeni sarmet e ngrohta duke i shtuar sipër salcën beshamel.

7.Ju bëftë mirë!

Lini një koment