Sugjerojmë:

Si të përgatisni në shtëpi një kek të shijshëm me mollë

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 45 min

Ingredientët

  • 125 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • Lëkurë e grirë limoni
  • 2 vezë
  • Kripë
  • 220 gr miell
  • 5 lugë qumësht
  • 1 pako maja pluhur
  • 4 mollë të barabarta
  • Lëng limoni
  • Xhelatinë kajsie

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni gjalpin me sheqer dhe lëkurën e limonit derisa të bëhet masë kremoze.

2

Shtoni vezët një nga një duke vazhduar rrahjen dhe më pas shtoni kripë, miell, qumësht dhe në fund majanë. Përziejini mirë, që të bëhet një masë e njëtrajtshme.

3

Hidheni brumin në një tavë të bërë me gjalpë e pak miell.

4

Qërojini mollët, ndajini përgjysmë dhe hiquni farat.

5

Spërkatini mollët me lëngun e limonit që të mos nxihen dhe pritini paralelisht në sipërfaqe, për t’u dhënë dizenjo. Mund të bëni edhe prerje kuadrate, pra me viza horizontale dhe vertikale, apo çfarëdo dizenjoje tjetër që ju vjen në mendje.

6

Njërën gjysmë vëreni në qendër të brumit, pa e shtypur shumë, ndërsa gjysmat e tjera rreshtojini rreth gjysmës në mes. Brumi do të fryhet rreth mollëve dhe do të japë përshtytjen se mollët janë zhytur në të.

7

Më pas futeni ëmbëlsirën në furrë me 180 gradë për 45 minuta.

8

Kur të jetë pjekur, lyejeni sipërfaqen e saj me pak xhelatinë kajsish dhe shërbejeni.

Lini një koment