Sugjerojmë:

Si të përgatisni pulë me thërrime

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 1 gotë miell
  • 2 kokrra vezë
  • 200 gr gjalpë
  • 1 pulë (mesatare)
  • 1 lugë çaji kripë

Udhëzimet

1

Përgatisim në fillim pulën. Pula pastrohet dhe ndahet në thela.

2

Pasi e kami larë marrim një qepë mesatare, e grijmë dhe e hedhim në një tenxhere, bashkë me 1 lugë gjelle gjalpë.

3

I lemë në zjarr normal derisa të marrë ngjyrë floriri.

4

Hedhim copat e pulës dhe i trazojmë.

5

Hedhim kripën dhe ujin dhe e lemë pulën të ziejë.

6

E heqim nga zjarri dhe i largojmë thelat e pulës në një tas.

7

Përgatitja e thërrimeve: Merret mielli, hidhen vezët dhe kripa e përzihen bashkë me dorë, derisa të bëhen kokrriza. Këto quhen thërrime.

8

Hidhet gjalpi në tigan, hidhen dhe thërrimet.

9

I hedhim dhe dy thelpinj hudhër të grirë dhe e trazojmë. Trazohen derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.

10

I heqim thërrimet nga zjarri.

11

Hedhim thërrimet e përgatitura në lëngun e pulës dhe i lemë të ziejnë në tenxhere për 5-6 minuta.

12

I heqim nga zjarri dhe i shpërndajmë në pjata. Sipër, mund t’i hedhim lëng limoni dhe gjalpë, sipas dëshirës. Lëngun me thërrime e shërbejmë bashkë me thelat e pulës.

Lini një koment