Sugjerojmë:

Si të përgatisni tullumba në shtëpi

Persona: 6-8 veta
Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 15 min

Ingredientët

  • 210gr miell
  • 400ml ujë
  • 3 vezë
  • 3 lugë gjalp pa kripë
  • 1 lugë sheqer
  • Kripë
  • Vaj luledielli
  • Për sherbetin:
  • 2 gota sheqer
  • 2 gota ujë
  • 1 lugë lëng limoni
  • 1 lugë vanilje

Udhëzimet

1

Përgatisim sherbetin:

2

Vendosim në një tenxhere ujin me sheqerin dhe e vlojmë për 7 minuta, derisa te trashet pak.

3

Shtojmë lëngun e limonit, vaniljen pluhur dhe e lemë mënjanë që të ftohet plotësisht.

4

Përgatisim brumin:

5

Vendosim në zjarr mesatar një tenxhere dhe hedhim në të ujin, sheqerin, kripën dhe gjalpin e prerë në copa. E gatuajmë përbërjen duke e përzierë shpesh derisa gjalpi të ketë shkrirë plotësisht dhe të arrijë pikën e vlimit.

6

E heqim menjëherë nga zjarri.

7

Shtojmë të gjithë miellin dhe me ndihmën e një luge druri e përziejmë në zjarr të ulët për 1 minuë derisa të na formohet një top i madh brumi i cili fillon të shkeputet pak nga pak nga anët e tenxheres.

8

E heqim nga zjarri dhe e lemë brumin të ftohet për rreth 5 minuta.

9

Rrahim një vezë në një tas të vogël dhe e lemë mënjanë.

10

Rrahim 2 vezë të tjera dhe ja shtojmë brumit pak nga pak duke e përzierë mirë .

11

Brumi duhet të rezultojë i butë, pa kokrriza dhe i shndritshëm.

12

Nëse brumi është shumë i fortë, shtojmë edhe pak nga veza tjetër, apo nese rezulton shumë i butë, shtojmë edhe pak miell.

13

Brumi duhet të bjerë nga luga, por të ruajë formën e tij.

14

Nxehim në zjarr mesatar vajin e lulediellit për të skuqur tullumbat.

15

Për ti dhënë formë tullumbave, kemi nevojë për një xhep pasticerie në formë ylli.

16

E vendosim brumin brenda në xhepin e pasticerisë dhe formojmë tollumba rreth 5cm të gjatë të cilët i skuqim direkt në vajin e nxehtë.

17

I lemë të skuqen derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe.

18

I heqim me ndihmën e një luge me vrima dhe i zhysim në shurup nga 2-3 duke i lënë për 2-3 minuta derisa ta thithin shurupin.

19

I heqim nga shurupi dhe i lëmë të ftohen plotësisht përpara se ti shërbejmë.

Lini një koment