Sugjerojmë:

Si të qetësoni natyralisht djegien e gjuhës nga ushqimet e nxehta

Jo pak herë na ka ndodhur të kemi provuar një ushqim të nxehtë nga padurimi dhe pasojat i kemi ndjerë menjëherë në gjuhë. Për shkak të nxehtësisë shpesh na duhen orë të tëra, madje edhe ditë që të rikuperojnë shqisën e të shijuarit.

Por çfarë duhet të bëni pasi ju ka ndodhur diçka e tillë? (ne urojmë që të mos ju ndodhin)

Ushqimet e kripura, mund të irritojnë gjuhën tuaj, kështu që ju duhet t’i shmangni sa më shumë që të jetë e mundur. Produktet e mëposhtme mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ënjtjes së gjuhës dhe të lehtësojnë dhimbjet.

Mjafton të lyeni gjuhën apo të mbani në gojë pak nga ushqimet e mëposhtme dhe për pak orë ju do të ndiheni më mirë.
1. Sheqer
2. Kubat e akullit
3. Kos
4. Mjaltë

Derisa gjuha të shërohet plotësisht, është më mirë të qëndroni larg nga çdo gjë acide, duke përfshirë domatet, lëngje frutash, fruta agrume dhe uthull.

Lini një koment