Sugjerojmë:

S’keni pse të blini një larës specifik, fytyrën mund ta pastroni me këtë produkt natyral që keni në shtëpi

Larësi i fytyrës që mund të kemi blerë në një dyqan produktesh kozmetike, apo edhe në farmaci, edhe pse mund të na e pastrojë make up-in mirë, përmban alkool, parabene e kimikate që lëkura i thith dhe rezultatet më vonë nuk do të jenë aq pozitive.

Po si mund të kemi një fytyrë të pastër pa rrezikuar me elementet e sipërpërmendura? Le të provojmë kosin. Kosi është një pastrues natyral perfekt për lëkurën, i pasur në proteina dhe acid laktik.

Aplikimi i acidit laktik në mënyrë të rregullt largon qelizat e vdekura përmes një eksfolimi të butë, kurse proteinat e tij ndihmojnë për të tonifikuar poret, reduktojnë pamjen e vijave të holla dhe hidratojnë lëkurën.

Masazhoni një shtresë të hollë kosi në lëkurë duke përdorur majat e gishtave. Ky veprim do të largojë edhe papastërtitë e make up-in. Lëreni për 5-10 minuta më pas lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni me peshqir.

Lini një koment