Sugjerojmë:

Smoothie me banane, arra e kanellë për një ditë plot energji

I pasur me vitamina B, C dhe E, fibra, proteina, Omega 3 dhe kripëra minerale si kaliumi, fosfori, magnezi, hekuri dhe kalciumi, ky smoothie me banane dhe arra rekomandohet sidomos ne periudha me stres të fortë dhe është ideal për vaktin e zemrës së fëmijëve tuaj. Ideal dhe për ata që shkojnë në palestër.

Përbërësit:

  • 3 banane
  • ½ filxhani arra
  • 1 filxhan e gjysmë ujë
  • ¼ luge kafeje kanellë e bluar

Përgatitja:

  • Hidhni arrat në një tas të vogël qelqi dhe mbulojini me ujë të pastër. Lërini për 8 orë dhe më pas kullojini dhe lajini.
  • Më pas hidhini në frulator duke shtuar edhe ujin, bananet e kanellën. Frulojini me shpejtësi për të paktën 60 sekonda derisa të merrni një përbërje të trashë dhe kremoze.

Lini një koment