Sugjerojmë:

Smoothie me gjalpë kikiriku dhe banane për të nisur ditën

Kur një mëngjes i ngarkuar ju paralajmëron për një ditë të gjatë pune, një smoothie me banane do të ishte zgjidhja perfekte. Kjo pije proteinike do t’ju siguronte një start të ushqyeshëm dhe të shijshëm për ditën.

Përbërësit:

  • 1 filxhan kos grek
  • ½ filxhan qumësht të ulët në yndyra
  • ¼ filxhan ujë
  • 2 banane të prera
  • 1 ½ lugë gjelle drithëra pluhur
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • ¼ lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • ¼ lugë çaji arrë moskat pluhur
  • 2 kube akulli
  • 2 lugë gjelle gjalpë kikiriku natyral

Udhezime:

  1. Vendosni të gjithë përbërësit në një blender përveç gjalpit të kikirikut.
  2. Frulojini në shpejtësi mesatare për 15 sekonda. Largoni përbërjen që mbetet tek anët. Frulojini për 15 sekonda përsëri.
  3. Shtoni gjalpin e kikirikut dhe përzieni përbërjen me shpejtësi mesatare për 30 sekonda derisa të gjithë përbërësit të homogjenizohen.

Lini një koment