Sugjerojmë:

Sot për drekë, makarona me kimë

1 pako makarona (modeli sipas dëshirës)
500 gram mish të grirë viçi
1 qepë e grirë imët
1 lugë kafe rigon
1 filxhan çaji me djathë parmixhano
2 thelpi hudhër
4 lugë gjelle salcë domateje
Kripë, piper

1.Në një tenxhere me ujë e kripë zieni si zakonisht makaronat.
2.Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët dhe hudhrat.
3.Shtoni salcën e domateve (të bërë vetë dhe e përzieni mirë)
4.Pas 5 minutave, shtoni mishin, pak kripë, piper dhe rigon.
5.I përzieni mirë të gjitha bashkë.
6.Në tiganin ku keni salcën shtoni makaronat dhe i përzieni të gjitha bashkë. Shërbejeni të ngrohtë me djathin parmixhano sipër!

Lini një koment