Sugjerojmë:

Sot për drekë: Tavë me oriz dhe perime

2 speca të kuq
2 karota
4 gota uji me lëngun e mishit të pulës
2 gota uji me oriz
4 luge gjelle me bizele
300 gram mish pule
1 kungull
1 lugë gjalpë
Vaj

1.Marrim zarzavatet dhe i lajmë me ujë të bollshëm. Më pas fillojmë i presim në copa të vogla. I hedhim tek tava ku do të gatuajmë.
2.Më pas i shtojmë orizin, mishin e pulës ,lëngun e pulës, (të prerë në copa të vogla) pak kripë, gjalpin dhe i përziejmë mirë.
3.Më pas i lëmë të piqen në temperaturë 180 gradë për 15-20 minuta.
4.Në përfundim i hedhim përsëri gjalpë tavës dhe e servirim të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment