Sugjerojmë:

Spageti me kërpudha dhe domate të thara, për shijen s’ka fjalë

500 gr spageti
1 lugë vaj ulliri
1 kuti kërpudha
2 lugë gjalpë
Pak hudhër e grirë
1 lugë piper i zi
1 lugë kripë
½ filxhan verë e bardhë
½ filxhan domate të thara
2 filxhan spinaq
1 lugë majdanoz i thatë
Lëng nga ½ limon

1.Si fillim gatuani spagetit sipas udhëzimeve të paketimit.

2.Ndërkohë që gatuhen spagetit, në një tigan hidhni vajin, kërpudhat dhe gjalpin të gatuhen për rreth 7 minuta.

3.Shtoni më pas hudhër, kripë dhe piper dhe gatuajini për 1 minutë më shumë.

4.Shtoni verën dhe lëreni deri sa të ketë avulluar gati gjysma e masës dhe më pas shtoni domatet e thara dhe spinaqin.

5.Gatuajini rreth 2 minuta më shumë dhe shtoni tek tigani spagetit.

6.Përzijini mirë dhe shtoni lëngun e limonit dhe majdanozin për shije.

Lini një koment