Sugjerojmë:

Speca djegës në vaj

Speca djegës në vaj

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Specat djegës të konservuar në vaj janë një mënyrë shumë e mirë për t’i pasur ato edhe në dimër, kur mungojnë. Diçka që nuk duhet nënvlerësuar: Nëse përdorni vaj ulliri të një cilësie të lartë, do të përfitoni një shije të mirë dhe mund ta përdorni edhe për t’i bërë më pikante ushqimet tuaja. Bëni kujdes dhe mbyllini mirë vazot.

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle uthull sherry (uthull vere-liker)
  • 4 bajame të cilave u keni hequr cipën dhe i keni prerë ( a lamelle)
  • disa kokrra piper
  • disa kokrra rrush të bardhë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 200 gram bajame me cipë të qëruar
  • 1 fetë bukë
  • kripë
  • pak rrush i thatë

Udhëzimet

1

Merrni një kullesë makaronash. Mbi të vendosni një mbulesë tavoline ose pecetë tjetër të pastër dhe spërkateni me uthull të bardhë.

2

Specave hiquni bishtat dhe shtrojini mbi mbulesë duke hedhur kripë në çdo shtresë specash.

3

Mbështilleni mbulesën ku keni vendosur specat, spërkateni me pak uthull dhe sipër vendosini një peshë, për shembull një tas qelqi të mbushur me ujë.

4

Lërini kështu gjithë natën.

5

Të nesërmen, vendosni një tenxhere me ujë të ziejë dhe kur të vlojë, shtojini një gotë uthull.

6

Kur uji të fillojë përsëri zierjen, shtoni specat që keni lënë gjatë natës në mbulesë. Lërini për jo më shumë se 1 minut.

7

Kullojini specat dhe shtrojini në një mbulesë thahen. Merrni vazot e sterilizuara dhe shtoni specat, kripë të ashpër dhe piper të zi kokërr. Pastaj shtoni vaj derisa të mbulohen specat.

8

Mbyllini mirë vazot dhe lërini në errësirë për rreth 20 ditë para se t’i përdorni.

Lini një koment