Sugjerojmë:

Speca të mbushur me bullgur dhe rrush të thatë

Veshtiresia
E veshtire
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
8 persona
Kalori:
317
8-10 speca për mbushje
2 qepë
2 domate
2 filxhan çaji bulgur
6 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 tufë majdanoz
1 thelpi hudhër
Kripë
Nenexhik dhe 1/2 limon
1 lugë çaji piper të kuq
2 lugë gjelle rrush të thatë
2 lugë gjelle stika pishe

Pastroni specat nga farat.

Rrushin e thatë e vendosni në ujë të ngrohtë  që të zbutet.

Në një tas vendosni qepët të prera në kubikë shumë të vegjël duke u shtuar pak kripë dhe i shtypni me dorë.

Shtoni domatet e grira në rende si dhe 1 lugë kafeje sheqer si dhe bullgurin, 6 lugë gjelle vaj ulliri, pak majdanoz të grirë hollë, 1 thelpi hudhër të prerë imët, erzat, kripë, piper të kuq, nenexhik dhe rrush të thatë, stikat e pishës i përzieni të gjitha mirë.

Filloni të mbushni specat të cilat i shponi tek tuk me stikadent me qëllim që të hyjë uji.

I vendosni në një tigan të thellë me vaj dhe 1/2  lëng limoni dhe pak kripë.

Shtoni 2 – 3 filxhanë ujë dhe i lini në zjarr të gatuajnë për 30 minuta.

I shërbeni duke i spërkatur me pak majdanoz.

Komento