Sugjerojmë:

Strudel i kripur me djathë, speca e ullinj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Të gjithë e njohim strudelin e famshëm me mollë, një recetë tipike e Trentinos në Itali. Por e dinit që strudeli është shumë i mirë edhe në versionin e kripur? Sot jua prezantojmë si një pjatë të dytë origjinale, duke zëvendësuar mbushjen e frutave me një miks të kripur specash, djathi e ullinjsh. Është një pjatë që mund ta përgatini më herët dhe ta shijoni në momentin që nuk keni kohë të gatuani.

Ingredientët

  • 1 petë sfoliat
  • 3 speca
  • 100 gr djathë
  • 1 qepë
  • 10 ullinj të zinj pa bërthamë
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Si fillim, përgatisni mbushjen. Lani, zbrazni dhe prisni specat. Merrni një tigan dhe nxeheni dy lugë vaj ulliri. Skuqni qepën, shtoni më pas specat dhe rregullojini me kripë e piper. Kujdes me kripën, mos harroni që ka dhe djathi e ullinjtë. Në mes të kohës së skuqjes shtoni dhe ullinjtë e zinj. Lërini në zjarr për 10 minuta.

2

Hapni petën sfoliat dhe mbusheni me përgatitjen e specave dhe ullinjve si dhe djathin e prerë në feta duke e rrotulluar me kujdes. Bëni kujdes me anët. Mos harroni të lini 5 cm për cdo anë për të mbyllur sicc dhet strudelin,.

3

Bëni disa prerje horizontale me majën e thikës në sipërfaqe. Lyeni më pas sipërfaqen e strudelit me pak qumësht dhe vendoseni në furrë të parangrohur në 180 gradë për gjysmë ore.

Lini një koment