Sugjerojmë:

Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë, ëmbëlsira përfekte për ditën e sotme

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
3-4 persona
Kalori:
204
1 petë sfoliate
2 mollë
30 gr rrush i thatë
30 gr arra
30 gr bajame
1 limon
3 lugë reçel ftoi
1 vezë (e verdha)
1 lugë sheqer
Kanellë

1.Në një enë hidhni dy kokrrat e mollëve të prera hollë.

2.Njomini me lëngun e limonit dhe i hidhni sheqerin përsipër.

3.Ndërkohë zbutni rrushin e thatë në pak ujë të vakët.

4.Kullojeni dhe bashkojeni me arrat dhe bajamet e grira.

5.Pastaj shtoni reçelin e ftoit.

6.Pasi përzieni të gjithë përbërësit shtoni pak kanellë dhe përzierjen e hidheni mbi petën sfoliate.

7.Mblidheni petën role dhe përpara se ta fusni në furrë e lyejeni me të verdhën e vezës.

8.Lereni në furrën me temperaturë 180 gradë për rreth 20 minuta.

9.Strudeli është gati për t’u shërbyer.

Komento