Sugjerojmë:

Supë e ngrohtë me kërpudha për një shije si kurrë më parë

500 gr kërpudha
100 gr gjalpë
100 gr qepë të thata
½ gotë verë e bardhë
2 lugë kos
2 thelpinj hudhra
500 ml lëng pule

Në një tigan të madh skuqni qepën me gjalpë dhe pasi të jetë zbutur pak shtoni kërpudhat, kripën, piperin dhe hudhrat.

Vazhdoni skuqjen ngadalë dhe pas disa minutash i shuani me verën e bardhë.

Pasi të avullojë vera, shtoni lëngun e pulës dhe lereni supën të ziejë për 20 minuta.

Pasi të ketë zierë, e kaloni supën në mikser dhe e shpërndani nëpër pjata.

Në fund e zbukuroni supën me pak kos të freskët.

Shërbehet e ngrohtë.

Lini një koment