Sugjerojmë:

Supë e shëndetshme me avokado dhe shparguj

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
2 persona
Kalori:
138
1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
1 qepë të vogël të copëtuar imët
200 gramë shparguj të copëtuar
2 gota lëng perimesh
1 avokado
Lëngu i gjysmë limoni
Për dekor (opsionale): salcë kosi, barishte, shparguj etj

1.Në një tigan të madh ngrohni vajin e ullirit.

2.Shtoni qepën dhe gatuajeni atë mbi nxehtësi mesatare derisa të jetë e butë dhe e tejdukshme.

3.Shtoni shpargujt dhe lëreni të gatuhet për 3 minuta.

4.Shtoni lëngun e perimeve dhë lërini të zihen edhe 10 minuta të tjera dhe më pas hiqeni tenxheren nga nxehtësia.

5.Lejoni që supa të vijë në temperaturën e dhomës.

6.Shtoni supën, avokadon dhe lëngun e limonit në një blender dhe rrihini deri sa të bëhet një masë kremoze.

7.Shtoni më shumë stok nëse është shumë i trashë.

8.Lëreni supën në frigorifer për të paktën një orë para se të shërbeni.

9.Dekorojeni me salcë kosi, barishte sipas dëshirës.

Komento