Sugjerojmë:

Supë krem karotë me patate, ide e shkëlqyer për darkën!

1/2 gotë lëng portokalli
600 ml lëng perimesh
1 qepë
1 thelpi hudhër
4 karota
3 patate
1 gotë qumësht
Kripë dhe piper të zi
Pak vaj ulliri

1.Ngrohim vajin dhe aromatizojmë atë me 1 thelpi hudhër. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë sa të zbutet.
2.Shtojmë karotat të prera në feta. I kaurdisim së bashku me qepën dhe i shuajmë ato në 1/2 gote lëng portokalli.
3.E lëmë sa karota të përthithë lëngun e portokallit dhe shtojmë patatet dhe lëngun e perimeve.
4.Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe lëmë perimet të ziejnë për 25 minuta.
5.Kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në krem.
6.E vendosim përsëri në zjarr dhe shtojmë 1 gotë qumësht ose 100 ml krem pure.
7.E servirim duke e shërbyer me disa gjethe majdanozi sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment