Sugjerojmë:

Supë krem me karkaleca dhe hudhër

Karkaleca të qëruar dhe larë
4 thelpinj hudhër të shtypur
1 kuti pana
2 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle erëza të përziera
1 lugë spec djegës
1 lugë miell
Domate të thara
Kripë
Një grusht gjethe borzilok

1.Në një tigan hidhni gjalpin bashkë me hudhrën të skuqen për 1-2 minuta.
2.Ndërkohë në një enë hidhni panën dhe shtioni miellin.
3.Përzijeni mirë që të mos ngelet mielli me kokrriza.
4.Përzierjen shtojeni në tigan dhe përzijeni mirë.
5.Shtoni në tigan edhe karkalecat e pastruar dhe lërini të zihen.
6.Hidhni gjithashtu edhe kripë dhe erëzat dhe përzijeni ndërkohë që zihen.
7.Shtoni më tej borzilokun e copëtuar dhe lëreni të ziejë për 6-7 minuta më shumë.
8.Supa me karkaleca është gati.

Lini një koment