Sugjerojmë:

Supë krem me kungull

Supë krem me kungull

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Supa e tij kremoze, e bukur, me shije të veçanta është një ndër të preferuarat e kuzhinës mesdhetare, sidomos nën shoqërinë e bukës së thekur.

Ingredientët

  • 1 kg kungull i verdhë
  • 200 gr patate
  • 1 l brodo perimesh
  • 80 gr qepë e bardhë
  • pak piper i zi
  • pak kripë
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • pak kanellë
  • pak arrë moskat
  • Për bukën e thekur:
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 100 gr bukë

Udhëzimet

1

Për të përgatitur supën krem mek ungull, filloni duke përgatitur brodon e perimeve. Më pas pastroni kungullin, priteni në feta, hiqini lëkurën e farat dhe pastaj prijeni në kube.

2

Qëroni patatet dhe pritini edhe ato në kubikë. Grini imët qepën dhe kaurdiseni në një tigan ku keni nxehur pak vaj dhe lëreni të skuqet në zjarr të ngadaltë.

3

Kur qepa të ketë ndryshuar ngjyrë, shtoni kungujt e patatet. Shtoni edhe brodo ngadalë derisa të mbuloni perimet. Shtoni kripë e piper. Lëreni në zjarr të ulët për 25-30 minuta duke i shtuar ndonjë garuzhde brodo herë pas here. Pasi perimet tjë jenë zier mirë, shuani zjarrin dhe rulojeni gjithë masën me një mikser derisa të përftoni një krem të butë e homogjen.

4

Në fund shtoni kanellën, arrën moskat dhe përziejeni. Supa juaj krem është gati. Shoqërojeni me bukën të prerë në kubikë e të pjekur pak në furrë me vaj ulliri.

Lini një koment