Sugjerojmë:

Supë krem me qepë e servirur me tost djathi dhe mollë!

30 gr gjalpë
2 qepë
3 thelpinj hudhër
1 patate e vogël
2 degë trumzë
450 ml stok pule
50 ml krem pana
Mollë
Për servirje:
2 feta bukë
20 gr çedar ose djathë tjetër i thërrmuar
10 gr mollë e tharë
1 qepë jeshile

1.Ngroheni gjalpin në një tigan derisa të shkrihet, pastaj shtoni qepët dhe gatuajeni për 10 minuta derisa të jenë të buta.

2.Shtoni hudhrën dhe gatuajeni për 1 min më shumë.

3.Më pas shtoni specat me patate dhe trumzë dhe ziejini edhe për 2 minuta të tjera.

4.Shtoni stokun dhe panën dhe lëreni të ziejnë për 15 minuta derisa patatja të jetë e butë.

5.Hiqini nga zjarri dhe lëreni trumzën mënjanë, transferoni supën në një blender dhe bëjeni krem.

6.Për servirjen e supës bëni një tost me djathë dhe mollë dhe piqeni pak në furrë.

7.Ju bëftë mirë!

Lini një koment