Sugjerojmë:

Supë kremoze me domate qershizë dhe patate të ëmbël

1 patate e ëmbël
10 domate qershizë
1 litër lëng mishi
30 gram makarona për supë
½ qepë
Pak borzilok
Vaj ulliri
Kripë, piper

1.Në një tenxhere me vaj ulliri do të skuqni si fillim qepën e grirë imët. 2.Shtoni domatet e prera përgjysmë dhe i trazoni mirë.
3.Shtoni më pas pataten e prerë në copa të vogla, lëngun e mishit, kripë, piper dhe e lini supën të ziejë për disa minuta.
4.Nga fundi, i shtoni makaronat për supë, kripën dhe piperin.
5.Pas kësaj e hiqni supën nga zjarri dhe kur ta shërbeni i shtoni sipër borzilok.

Lini një koment