Sugjerojmë:

Supë kremoze me presh dhe erëza

2 presh (vetëm pjesa e bardhë)
Vaj ulliri
Thelpinj hudhre sipas dëshirës
2 patate
750 gr brodo perimesh
250 ml pana e rrahur
Kripë e piper

1.Ngrohni furrën në 190 gradë Celsius. Vendosni thelpinjtë e hudhrave në një letër alumini (me gjithë cipë), hidhuni kripë e vaj, mbështillini me letrën e aluminit dhe piqini për gati 20 minuta.
2.Në një tenxhere shtoni preshtë e prerë në feta të holla, patatet dhe kaurdisini me pak vaj derisa të zbuten. Shtoni edhe thelpinjtë e pjekur të hudhrave të cilave u keni hequr cipën. Shtoni brodon dhe panën dhe ziejini për 5 minuta.
3.Përmes një mikseri, kthejeni supën në një pure, rregullojeni me kripë e piper dhe dekorojeni me një degëz kopër sipas dëshirës.

Lini një koment