Sugjerojmë:

Supë kremoze me qumësht dhe karrota, mjaft e lehtë për t’u gatuar

7 karrota të qëruara
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper për shije
1 qepë mesatare e prerë imët
1 lugë gjelle xhinxher pluhur
4 gota me lëng perimesh
1 gotë me qumësht kokosi
Kubik buke të thekur për servirje

1.Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.

2.Vendosni në të karotat e qëruara. I shtoni sipër pak kripë, piper dhe 1 lugë vaj ulliri. I përzieni mirë dhe i lini në furrë të paktën 30 minuta.

3.Ndërkohë në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën për 5-7 minuta.

4.Shtoni hudhrat, xhinxherin dhe i përzieni për 30 sekonda.

5.Shtoni lëngun e perimeve dhe më pas karotat e nxjerra nga furra.

6.Sipër i kaloni blenderin e dorës për ta bërë kremoze.

7.Sapo supa të marrë një valë i shtoni qumështin dhe e hiqni nga zjarri.

8.Kontrollojeni shijen për kripë ose piper.

9.Shërbejeni supën e ngrohtë me pak bukë të thekur sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment