Sugjerojmë:

Supë me hudhër dhe pana, duhet provuar me patjetër!

Ingredientët

  • 1 qepë
  • 1 presh
  • 2 kokë hudhër
  • 1 kokërr patate
  • 180 ml pana gatimi
  • 2 filxhan lëng pule ose koncentrat pule
  • Një tufë majdanoz
  • Piper
  • Kripë
  • Pak bukë

Udhëzimet

1

Presim hollë qepën, preshin dhe hudhrën.

2

I hedhim në një tenxhere me vaj ulliri. I trazojmë dhe i gatuajmë për 15 minuta.

3

Shtojmë 1 kokërr patate të prerë në kubikë të vegjël.

4

Shtojmë lëngun e pulës, kripën, piperin dhe i lëmë të ziejnë me zjarr të ulët për 25 minuta.

5

Shtojmë panën e gatimit dhe i trazojmë për 5 min.

6

Supën e kalojmë në blender deri sa të përftohet një masë kremoze.

7

Shtojmë majdanozin e grirë dhe i trazojmë.

8

Presim koren e bukës në kubikë dhe i hedhim në një tigan me vaj ulliri.

9

Presim sa të bëhen kërce.

10

Bukën e thekur e hedhim mbi supë para servirjes.

Lini një koment